Shkelqen mesfushori Rivera, Llapi mposhtë lehtësisht Shkëndijën

Llapi ka vazhduar me ndeshje të mira përgatitore para fillimit të kampionatit.

Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina ka marrë një tjetër fitore, ku kësaj radhe kanë mposhtur Shkëndijën e Hajvalisë me rezultat bindës 3-0.

Mesfushori Francisco Rivera ka shkëlqyer në këtë takim me një gol të realizuar dhe dy asistime.

Formë të mirë tregoi edhe talenti vushtrrias Drilon Fazliu që shënoi golin e dytë, derisa Adem Maliqi u përkujdes për golin e tretë.

/Gazeta Olle/

Zyrtare: Viktor Kuka futbollist i ri i Vëllaznimit

Kane thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen e tij