Shkëlqen Latifi, gol në ‘pesëshen’ e Skënderbeut

Liridon Latifi ka zhvilluar sot njërën prej ndeshjeve më të mira në karrierën e tij. Ai shkëlqeu në fitoren 5:1 të Skënderbeut ndaj Elbasanit. Ish-sulmuesi i Prishtinës, ndeshjen e tij të mirë e kurorëzoi me gol në minutën 82, për të vulosur shifrat përfundimtare. Ky ishte goli i dytë i Latifit në elitën e futbollit në Shqipëri, pasi që më herët i ka shënuar edhe Vllaznisë në fitoren 3:1.

Titullar për korçarët luajtën edhe dy kosovarët tjerë, Bajram Jashanica e Leonit Abazi.

Me këtë fitore, Skënderbeu u rikthye në krye të Superiores, duke lënë pas Kukësin. (Gazeta Olle)