Shkëlqen De Bruyne, City konfirmon formën e dobët të Arsenalit

Ka përfunduar derbi i sotëm në Premierligë.

Manchester City ka fituar me rezultat bindës, 3-0, duelin ndaj Arsenalit, shkruan Gazeta Olle.

Golin e parë në ndeshje e shënoi, De Bruyne në minutën e 2-të të ndeshjes.

Belgu, De Bruyne asistoi te goli i dytë të cilën e shënoi Sterling.

Ndodhi kjo në minutën e 15-të.

Kurse, formën e lartë në të takim, De Bruyne e konfirmoi te goli i tretë i Cityt.

Ai shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga jashtë zone.

Me fitore, City afrohet në 14 pikë, pozitës së parë në tabelë të cilën e mban Liverpool.

Kurse, Arsenali konfirmon formën e dobët dhe tashmë gjendet në pozitën e 9-të.