Shkëlqejnë shqiptarët e Osijekut

Ekipi kroat i Osijekut ka arritur që të kualifikohet për më tej edhe pse humbi ndeshjen e sotme ndaj Lucernës me rezultatin 2-1, por fitorja e pastër 2-0 para një jave në Kroaci i jep të drejtën për tu kualifikuar.

Një ndër lojtarët më të mirë për kroatët ishte edhe Eros Grezda, i cili dha asistin për golin e vetëm që edhe i kualifikoi, shkruan sportal.al.

Goli u shënua nga kosovari Muzafer Ejupi në minutën e 71-të. Sulmuesi i Kombëtares e ka nisur mjaft mbarë aventuren e re ku edhe para një javë arriti të shënoi një gol mjaft deçiziv për kualifikimin e kroatëve.