Shkëlqejnë Çuni e Ibrahimoviqi në fitoren ndaj Empolit

Frosinone ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Empolit në ndeshjen që është zhvilluar në kuadër të javës së 11-të në kuadër të Serie A.

Ishin golat e dyshes shqiptare Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimovic, që soll fitoren e radhës për Frosinonen.

Po zhvillohej minuta e 58-të e ndeshjes kur Ibrahimovic shërben mjaft mirë në zonë Çunin i cili shënon një gol fantastik.

Listës së realizatorëve iu bashkua më pas edhe Ibrahimovic i cili shënoi një supergol në minutën e 74-të për të dyfishuar epërsinë e Frosinones, gol ky që ishte i pari për të në këtë edicion të ri të garave në elitën e futbollit italian.

Endrick merr ftesë nga Brazili në moshën 17-vjeçare

Ekipi i Ballkanit niset drejt Kazakistanit për ndeshjen me Astanan