Shkarkohet trajneri i Series A

Trajneri i Atalantas, Stefano Colantuono, është shkarkuar nga detyra pas rezultateve negative të skuadrës nga Bergamo.

Me një komunikatë të publikuar në mëngjesin e sotëm, klubi i Atalantas e ka konfirmuar shkarkimin nga posti i trajnerit për Colantuonon, në vend të të cilit do të ulet Edy Reja.