Shkarkohet Sulejman Starova

Sulejman Starova nuk është më trajner i Partizanit. Lajmi është konfirmuar nga klubi i kuq, përmes një njoftimi për shtyp në rrjetin social Facebook.

Një lëvizje e tillë, siç thuhet në komunikatë, është bërë në kuadër të riorganizimit të strukturave të klubit dhe ndërtimit të Akademisë së Futbollit të klubit, derisa Starova do të mbetet në klub si këshilltar.

Trajner i ri do të jetë italiani Andrea Agostinelli, i cili do të prezantohet më 4 janar. /Olle