Shkarkohet Pioli

Stefano Pioli është shkarkuar nga posti i trajnerit të Lazios.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit, e cila ka konfirmuar që trajner i skuadrës së parë është bërë Simone Inzaghi.

Këtë vendim drejtuesit e Lazios e kanë marrë pas deklasimit në derbi ndaj Romës, 4:1. Pas 31 xhirove të zhvilluara, Lazio është në vendin e tetë në tabelë me 42 pikë, pa gjasa për të kapur zonën e Evropës. /Olle