Shkarkime e largime me të madhe në basketbollin kosovar

Basketbolli në Kosovë vitet e fundit ka qenë spektakolar, duke treguar një konkurencë të jashtëzakonshme.

Por starti i sezonit 2024/25 ka bërë që shumë klube të ndryshojnë trajnerët e tyre, shkruan Gazeta OLLE.

Vetëm gjashtë xhiro këtë sezon janë luajtur në Superligën e Kosovës në basketboll dhe janë larguar katër trajnerë nga skuadrat e tyre.

Rami Hadar (Peja), Casey Owens (Ylli), Branimir Pavic (Vëllaznimi) dhe Arben Krasniqi (Bora) janë trajnerët të cilët nuk janë më pjesë e basketbollit kosovar.

Hadar ka dhënë dorëheqje nga Peja dhe nga Selekori i Kosovës në basketboll.

#DueliSportiv
 

Erdall Zasella gjykon ndeshjen derbi të javës së 10-të

Ekskluzive: KB Drita e fillon sezonin nga Liga e Dytë