Shiu i madh ndërprenë ndeshjen e Kategorisë Superiore

Është ndërprer ndeshja e Kategorisë Superiore, Flamurtari – Teuta.

Reshjet e mëdha të shiut bën që ndeshja të shtyhet për ditën e nesërm në ora 12:00, përcjellë Gazeta Olle.

“Është ndërprerë sifda mes Flamurtarit dhe Teutës për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe rreshjeve të denduara të shiut që bien pa pushim në qytetin e Vlorës! Ndeshja ndërmjet Flamurtarit dhe Teutës është shtyrë për 24 orë, shkaku i kushteve atmosferike.Kjo ndeshje ishte paraparë që të zhvillohej sot nga ora 13:00.Por, tashmë është vendosur që të shtyhet për 24 orë dhe do të zhvillohet të Henen nga ora 12:00, shkaku i shiut në Vlorë”,  njofton Teuta e Durrësit.

Kurse, njoftim zyrtar ka lëshuar edhe Flamurtari i cili bën të ditur se ndeshja do të zhvillohet nesër.

Ndërsa, aktualisht në Kategorinë Superiore po zhvillohen dy takime, Bylis – Luftetari dhe Laçi – Tirana.