Finalja e Kupës së Kosovës e cila do të zhvillohet me 26 maj 2022 në stadiumin Fadil Vokrri, në mes të Dritës dhe Llapit pritet të dhuroi spektakël në triubna.
Për të qenë brenda dyerve të stadiumit në kryeqytet, FFK ka vendosur që të gjithë tifozët biletat e tyre t’i blejnë në mënyrë digjitale (online), raporton Gazeta OLLE.
Shitja e biletave online do të bëhet për herë të parë në një ndeshje të futbollit vendor. Kjo ndeshje do të jetë test për FFK-në e cila është organizatore e finaleve të Kupës së Kosovës.
Arsyea e vetme që biletat do të dalin në shitje online, është testi i një kompanie të specializuar e cila do të ketë përgjegjsinë e biletave dhe në ndeshjet e Përfaqsueses së Kosovës në muajin qershor.
Kosova në Fadil Vokrri me 5 qershor 2022, do të pres Greqinë në kualifikimet për Euro 2024.
/Gazeta OLLE/