Shiten biletat e 20 eurove, të tjera ka ende

Malësia Reisen, kompania që po i shet biletat e ndeshjes Kosovë – Islandë, që luhet të premten në “Loro Boriqi” të Shkodrës, ka konfirmuar shitjen e shumicës së biletave.
Sipas tyre, interesimi më i madh ka qenë për biletën 20-euroshe, ku tifozët do të uleshin përballë tribunës VIP.
“Biletat e vetme që janë shitur të gjitha janë ato të 20 Eurove, jemi në pritje nëse ka ende për të na sjellë, pasi interesimi më i madh ka qenë për këto bileta. Biletat tjera të 7 eurove, 15, 55 dhe 110 VIP, ka ende. Në dy ditët e fundit është shtuar edhe më shumë interesimi për shitjen e biletave”, kanë thënë për Gazetën Olle, zyrtarët e Malësia Reisen, me seli tek Qafa në Prishtinë.
Kosovë – Islandë, nis nga ora 20:45 dhe i takon grupit I kualifikues për Botërorin “Rusia 2018”.