Shiten 832 mijë fanella të Messit në 24 orë, mbi 100 mln euro arkëtim

Leo Messi në PSG ka krijuar vëmendje dhe emocione në të gjithë botën, jo vetëm në Barcelonë dhe Paris.

Në këtë kuptim, nga Argjentina mbërrijnë lajme që janë padyshim tregues të ndikimit që ka pasur ky transferim: në 24 orët e para nga momenti i shpalljes zyrtare, në fakt, 832 000 fanella të PSG -së u shitën me emrin e Messit dhe numrin 30.

Një fanellë e vetme shitet për rreth 160 euro, një shifër e shumëzuar me 832 000 pjesët e shitura i çon fitimet në rreth 132 milion euro.

Kjo është më shumë se ajo që Messi do të mbledhë në dy vitet te PSG.

Kujtojmë që Nike që prodhon fanellat merr pjesën më të madhe të tortës dhe përqindja tjetër i shkon PSG.

UEFA pritet ta largojë Fair Play Financiarin dhe të vendos kufirin e pagave dhe një ‘taksë luksi’

Bujar Shabani do ta lërë Shkupin pas vetëm një muaji, ai do të rikthehet në Kosovë