Shima nuk e harron Pejën

Alo-qendra shqiptar, Gerti Shima, i cili ishte pjesë e skuadrës së Pejës, për dy vite, nuk ka harruar ish-skuadrën e tij Pejën. Ky i fundit u largua nga pejanët pasi nuk arriti të merret vesh me drejtuesit e klubit për vazhdimin e kontratës.

Por Shima, në një prononcim për ‘Gazetën Olle’, ka uruar ish-skuadrën e tij për triumfin në IPKO Kupën e Kosovës, dhe tifozët ‘Shqiponjat’.

“Peja zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në gjysmëfinale dhe në finale ndaj Prishtinës, dhe meritoj plotësisht këtë Kupë. I uroj suksese edhe në garat në të cilën është pjesë. Gjithashtu dua të uroj edhe tifozët ‘Shqiponjat’, të cilët në këtë ndeshje ishin në përkrahje të vazhdueshme të ekipit siç bëjnë gjithmonë”, u shpreh Shima për ‘Gazetën Olle’.