Shima i gatshëm të kthehet në Pejë

Alo-qendra shqiptare Gerti Shima, i cili djersiti fanellën e skuadrës së Pejës, u largua nga këta të fundit për arsyeje të mosmarrëveshjes me drejtuesit e Pejës.

Por Shima, në një prononcim për ‘Gazetën Olle’, thotë se në ‘Kargaçi’ do të kthehej për t’i ndihmuar ekipit kur drejtuesit e klubit do t’i shlyenin borxhin prej tri pagave të cilat i kanë mbetur.

“Jam i gatshëm rikthehem në Pejë, për t’u ndihmuar rreth synimeve të cilat kanë. Në Pejë, do të kthehesha nëse drejtuesit e klubit do të shlyenin borxhin të cilin e kanë ndaj meje për tre muaj”, u shpreh Shima për ‘Gazetën Olle’.