Shikoni çfarë do të bëjnë pejanët sot për Majlinda Kelmendin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të shtrojë tepihun e kuq nesër mbrëma për kampionen e Evropës e Botës në Xhudo, Majlinda Kelmendi.

Por, për kampionen evropiane po organizohet një pritje madhështore edhe në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.

Pikërisht, bashkëvendësit e xhudistes pejane kanë marrë një iniciativë që të shkojnë në Aeroport dhe presin ardhjen e stafit teknik dhe kampiones evropiane, Kelmendit. Nisja nga vendlindja e Kelmendit bëhet në ora 18:00 nga shtëpia e mallrave.