Kryeqyteti i kuq, Partizani e fiton derbin

Partizani e ka fituar derbin e zjarrtë lokal të kryeqytetit të Shqipërisë, duke e mposhtur Tiranën 2:1. “Të kuqtë” fituan falë golave të Nexhipit dhe Raçiçit, derisa ngushëllimin bardheblu e shënoi Morina.

90+ Përfundon këtu derbi lokal i Tiranës. Partizani merr tri pikë të mëdha. E gjithë festa është pëf futbollistët dhe tifozët e kuq.

GOL: Tirana ngushton diferencën me anë të Morinës, i cili shënon nga afërsia në minutën e 60-të.

Pas pjesës së parë, përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka folur për Supersport duke e dhënë një koment për ndeshjen. “Është një ndeshje e bukur pasi që është një sfidë që mbanë nervozizëm mbi vete. Portieri i Tiranës bëri një gabim të madh, por gabime ka bërë edhe Gianluigi Buffoni. Që të dy portierët janë shumë të mirë”, deklaroi De Biasi.

45′ Mbyllet pjesa e parë. “Të kuqtë” anvancojnë 2:0 falë golave të Nexhipit dhe Raçiç.

35′ Mentor Mazrekaj ka pësuar tërheqje muskulore. Në vend të tij është inkuadruar sulmuesi tjetër kosovar, Astrit Fazliu.

GOL: Partizani shënon edhe golin e dytë përmes sulmuesit Raçiç, i cili realizoi nga gabimi i portierit bardheblu.

GOL: Partizani ka kaluar në epërsi në minutën e 25-të përmes kapitenit Nderim Nexhipi.

Në derbi startojnë tre kosovarë: Debatik Curri për Tiranën dhe Labinot Ibrahimi e Mentor Mazrekaj për Partizanin.

Në derbin e zjarrtë lokal që po zhvillohet në Shqipëri ndërmjet Tiranës dhe Partizanit, po mbretëron një atmosferë e zjarrtë sportive. “Fantacisat” në një anë dhe “Guerrilsat” në anën tjetër po e bëjnë ndeshjen e zjarrtë. Për më shumë shikoni më poshtë fotot që ua sjellë Gazeta Olle.

1512316_1557129964543120_6422748999678345602_n

11015220_369917696535966_6551078971974307587_n

11051127_10206069362355760_80233767_n

11051458_10206069362595766_821200620_n

11072585_10206069362275758_1402255865_n

11072794_10206069362715769_907772666_n