Bekim Balaj nuk ndalet. Ai gjen rrugën e golit edhe ndaj Hajdukut të Splitit, skuadër kjo që llogaritet gjigante në futbollin kroat.
Balaj me Rijekën fituan 3:0 në fushën e vet. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e dytë në minutën 13. Ai shënoi me një goditje të befasishme prej rreth 18 metrash.
Për të ishte goli i dytë në futbollin kroat. (Gazeta Olle)