Shikojeni se si e rrah trajneri gjyqtarin në Rumani (VIDEO)

Në Rumani ndodhi skandali i fundit në futboll. Në ndeshjen e kupës mes Arsenal Malu dhe Union Springs, trajneri i kësaj të fundit e nokautoi gjyqtarin kryesor.

Por si erdhi deri tek sulmi. Pranë rezultatit 3:3, po luhej minuta 110 e vazhdimeve. Pas një korneri të Malus, një lojtar i Unionit prek topin me dorë, dhe gjyqtari akordon gjuajtje të lirë, shkruan GazetaOlle.com.

Pas goditjes së faulit, topi godet njërin nga lojtarët që kishte lëvizur nga muri, dhe gjyqtari menjëherë akordon penalti, shkruan GazetaOlle.com.

Me këtë nuk pajtohet assesi trajneri i Unionit, që vrapon nga bankina dhe kur i afrohet gjyqtarit e nokauton atë.

Për çudinë e të gjithëve ndeshja nuk u ndërpre, ajo vazhdoi dhe u luajtën penaltitë, të cilat i takuan skuadrës së Union Springs, trajneri i së cilës sulmoi gjyqtarin. (Gazeta Olle)