SHGSPK uron 2 korrikun, ditën e gazetarëve sportiv

Shoqata e Gazetarëve Sportivë Profesionist të Kosovës (SHGSPK) ka uruar gazetarët sportiv në ditën botërore te tyre.

SHGSPK ua uron gazetarëve sportiv të Kosovës 2 korrikun, ditën botërore të gazetarëve sportiv, me shpresën që kushtet e tyre do të përmirësohen, të jenë të përkushtuar në raportimin korrekt dhe ngritjen e fjalë së lirë.

Po ashtu SHGSPK shpreson që ky do të jetë viti i fundit, kur gazetaret sportiv të Kosovës do të jenë jashtë Asosiacionit Ndërkombëtarë të Gazetarëve Sportiv ‘AIPSA’.

Më poshtë mund të lexoni të plotë urimin e SHGSPK’së:

“Të nderuar kolegë,

Në emër të Shoqatës së Gazetarëve Sportiv Profesionist të Kosovës, ju përcjell urimet më të sinqerta me rastin e ditës ndërkombëtare të gazetarëve sportiv.

Sot kujtojmë zotimin dhe përkushtimin e kolegëve tanë gazetarë në vend dhe botë për përmirësimin e kushteve dhe përsosmërinë profesionale në punën e tyre.

Si kolegë, në këtë ditë të rëndësishme, ju përgëzoj për punën e palodhshme dhe sakrificën për informim të drejtë të opinionit pavarësisht vështirësive me të cilat përballeni.

Njëherësh shpreh përkushtimin dhe përkrahjen tonë si SHGSPK-së, në ngritjen e fjalës së lirë dhe mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve në të gjitha fushat që ata veprojnë në Kosovë.

SHGSPK inkurajon të gjithë gazetarët sportiv të raportojnë drejt dhe pa asnjë rezervë për të gjitha aktivitetet sportive në vend dhe jashtë saj, pasi në këtë mënyrë kontribuojmë në zhvillimin e sportit tonë por edhe ngritjen profesionale dhe realizimin e plotë të misionit tonë.

Duke e parë frymën dhe vullnetin e Bordit të ri të Shoqatës, besoj fuqishëm se ky do të jetë viti i fundit që gazetarët e sportit në Kosovë, do të jenë jashtë Asosiacionit Ndërkombëtarë të Gazetarëve Sportiv ‘AIPSA’”.