Legjenda ukrainase Andriy Shevchenko pritet të emërohet trajner i Genoas, raporton Gianluca Di Marzio.
Ish-sulmuesi më së fundi drejtoi ekipin kombëtar të vendit të tij për pesë vjet, përfshirë edhe në Euro të verës së kaluar.
Legjenda e Milanit është në bisedime me klubin nga liga italiane, gjersa aktualisht klubi nuk po kalon kohë të mira.
Genoa aktualisht ndodhet në vendin e 15-të në Serie A, vetëm një pikë jashtë zonës së rënies.
Bordi i klubit nga liga italiane beson se Andriy Shevchenko mund t’i shpëtojë ata nga kjo pozitë.