Andrey Shevchenko shpreson që entuziazmi që ka sjellë te Genoa ardhja e tij, të ndihmojë ekipin që të bëjë para në klasifikim dhe të shpëtojë nga zona e ftohtë.
Por ai njëkohësisht është i ndërgjegjshëm se do të duhen përforcime në merkato nëse synon që ekipi të mbijetojë në Serinë A.
Dhe duket se një qendërmbrojtës shqiptar është kthyer në objektivin e merkatos për të.
Sipas mediave italiane, Shevchenko ka hedhur sytë nga Zvicra, ku ka dërguar përfaqësues të klubit që të ndjekin qendërmbrojtësin Mirlind Kryeziu.
Futbollisti po aktivizohet si titullar me Zurichun dhe ka arritur që të fitojë një vend edhe në radhët e përfaqësueses së Kosovës.
Ish-sulmuesi ukrainas ndjek me vëmendje lojtarin pasi është një qendërmbrojtësit e rrallë që luajnë me këmbën e majtë, si dhe për faktin që kosto e operacionit mund të jetë e ulët edhe në janar, meqë kontrata i përfundon në qershor 2022.