Sherr masiv në finalen e boksit, situata del nga kontrolli dhe ndërhyn edhe policia (VIDEO)

Sherr masiv në ndeshjen finale të kampionatit shqiptar të boksit të vlefshme për peshën 75 kg.

Pas duelit mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, tifozë e boksierë të të dy ekipeve kane zbritur në parket duke u konfliktuar fizikisht.

Ndeshja u fitua nga Kajoshi i Vllaznisë, por tifozët, trajnerët dhe boksierët e Tiranës nuk ishin dakord me këtë rezultat duke bërë që përveçse në ring edhe në parket të plasë grushti.

Për momentin ndeshjet finale janë ndërprerë dhe ka ndërhyrë policia ndërsa situata vijon e tensionuar.

Ramsdale apo Leno, Arteta tregon se cili do të jetë numri një i Arsenalit

Shkëlqen Ermal Krasniqi, Ballkani fiton ndaj Llapit dhe thellon krizën e skuadrës së Batatinës