“Shera”, top-shënuesi i Prishtinës që nga pas lufta

 Prinë Sheremet Isufi me 55 gola, shumë larg në vendin e dytë është Azem Ahmeti me 40 gola

Idhulli i gjeneratës së Plisave të pasluftës “Shera” – Sheremet Isufi, mbetet i padiskutueshëm me numrin e golave të shënuar në kampionat (nuk janë të llogaritur ndeshjet për Kupë dhe Superkupë – këto më vonë) me gjithsejtë nga gjashtë sezone sa ka luajtur me fanellën bardh e kaltër ka shënuar 55 gola. Nga të gjitha këto realizime, ka 3 het-trika, dhe 10 herë ka shënuar nga dy gola në ndeshje.

Rekordin e tij prej 16-golave në kampionat (2000-01) e ka arritur vetëm një futbollist, Florim Bërbatovci me 16 gola në edicionin 2012/13, pra ende nuk është kaluar që nga viti 2001. “Shera”, nga gjashtë sezonet që ka luajtur me Prishtinën po në aq sezone ka shënuar gola, kurse katër sezonë ka qenë golashënues i skuadrës (në edicionin 1999/00 ka qenë sëbashku me Afrim Tovërlanin me 10 gola).

Vendin e dytë e mban mesfushori Azem Ahmeti i cili nga ky stinor i fundit nuk është më pjesë e Prishtinës. Ahmeti ka kaluar shumë sulmues dhe me emër (Astrit Fazliu – 35, Uliks Emra – 30, Suad Saliagiq – 29, Malsor Gjonbalaj – 26, Enis Fetahu – 25 e Kushtrim Munishi – 20 gola), kurse më së afërti ndodhet sulmuesi i tanishëm i Prishtinës, Florim Bërbatovci dhe kapiteni, mesfushori Driton Krasniqi me 19 gola të shënuar.

Asnjë futbollistë i Prishtinës asnjëherë nuk ka shënuar më shumë se tre gola (het-trik). Më së shumti het-trik kanë Sheremet Isufi e Malsor Gjonbalaj – nga tre herë. Kurse, më së shumti ‘dopio’, pra dygolësh në një ndeshje ka rekorderi, Sheremet Isufi – 10, i ndjekur nga Isuf Llumnica me katër ‘dopio’.

Në renditjen e të gjithë golashënuesve në kampionatet 1999-2015 janë edhe shënimet nga sa gola kanë shënuar në ndeshje dhe në sa sezone kanë shënuar golat e përgjithshëm (sqarim: jo në sa zezona kanë luajtur apo sa paraqitje kanë). (Marrë nga prishtinafc.com)

 

shera2

Renditja

 

55 Sheremet Isufi (10 herë 2 gola),(3 herë nga 3 gola), (Golat i ka arritur në 6 sezone)

40 Azem Ahmeti (3×2) (8-sezone)

35 Astrit Fazliu (2×2)(2×3) (4-sezone)

30 Uliks Emra (5-sezone)

29 Suad Saliagiq (1×2) (4-sezone)

26 Malsor Gjonbalaj (3×2)(3×3) (5-sezone)

25 Enis Fetahu (3×2) (6-sezone)

20 Kushtrim Munishi (2×2) (2-sezone)

19 Florim Bërbatovci (2×2)(1×3) (2-sezone)

19 Driton Krasniqi (1×2) (7-sezone)

19 Isuf Llumnica (4×2) (6-sezone)

18 Xhevdet Llumnica (1×2) (3-sezone)

18 Faton Zejnullahu (1×2) (4-sezone)

17 Ertan Hasan (2×2)(1×3) (3-sezone)

17 Berat Hyseni (2×2)(1×3) (2-sezone)

16 Liridon Latifi (2×2) (4-sezone)

16 Bashkim Patoku (2×2) (3-sezone)

15 Besnik Krasniqi (2×2) (3-sezone)

15 Nikollë Dushi (1×3) (3-sezone)

14 Ardian Kozhani (5-sezone)

13 Afrim Tovërlani (1×2) (2-sezone)

12 Mentor Mazrekaj (1×2) (3-sezone)

12 Florim Humolli (1×2) (7-sezone)

12 Artan Krasniqi (1×2) (5-sezone)

11 Jeton Qubreli (3×2) (1 sezon)

10 Behar Maliqi (5-sezone)

10 Besnik Kollari (2-sezone)

10 Visar Berisha (2-sezone)

9 Liridon Kukaj (1×2) (3-sezone)

9 Emin Baliqi (2X2) (4-sezone)

9 Milaim Humolli (7-sezone)

9 Mervan Hoxha (4-sezone)

7 Mensur Limani (2-sezone)

7 Burim Berisha (3-sezone)

6 Debatik Curri (1×2) (2-sezone)

6 Agron Skeraj (3-sezone)

6 Fatmir Namani (2-sezone)

5 Raphael Edereho (2×2) (2-sezone)

5 Visar Aliu (1 sezon)

4 Labinot Osmani (2×2) (1 sezon)

4 Shend Kelmendi (2-sezone)

4 Gentrit Begolli (3-sezone)

4 Adnan Haxhaj (2-sezone)

4 Arsim Plepolli (2×2) (1 sezon)

4 Jeton Gashi (1×2) (1 sezon)

4 Elhami Berisha (1×2) (1 sezon)

4 Argjend Malaj (2-sezone)

4 Arben Zhjeqi (3-sezone)

4 Genc Sermaxhaj (2-sezone)

4 Ilir Berisha (2-sezone)

4 Labinot Demolli (2-sezone)

4 Labinot Ibrahimi (2-sezone)

4 Selami Berisha (1 sezon)

4 Taulant Dajaku (2-sezone)

4 Ynall Duraku (1 sezon)

 

 

shera3

 

FOTO: Prishtinafc.com