Shënon Otto John, Prishtina në epërsi ndaj Llapit

Është zhbllokuar ndeshja finale e Superkupës së Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Llapit.

Pasi 45 minutat e para përfunduan pa gola, Prishtina ka arritur të shënoj e para në pjesën e dytë.

Kryeqytetasit kanë gjetur golin e epërsisë në minutën e 67-të të ndeshjes.

Ishte sulmuesi nigerian, Otto John që realizoi pas një goditje të fuqishme brenda zonës.

Goli i John solli gëzim të madh në tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

Kujtojmë që Prishtina po luan me një futbollist më pak, pasi Endrit Krasniqi u përjashtua me karton të kuq në minutën e 27-të. /Gazeta Olle/

Përfundojnë 45 minutat e para në finalen e Superkupës: Pa gola, por me një karton të kuq

Tjetër karton i kuq në finalen e Superkupës, edhe Llapi mbetet me 10 futbollistë