Shënon Memushaj

 

Ledian Memushaj vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Pescarës në Serinë B italiane. Mesfushori i kombëtares shqiptare u bë protagonist në fitoren 2-1 të skuadrës ‘bardhëkaltër’ përballë Crotones në stadiumin ‘Adriatico’. Memushaj i cili në këtë sfidë mbante në krah edhe shiritin e kapitenit realizoi golin e avantazhit (1:0).