Shënon Gjasula

Jurgen Gjasula shënoi për Aalenin, por pa mundur të që të shpëtojë ekipin e tij nga humbja 2-1 me Nurmberg-un. Skuadra e mesfushorit shqiptar ra nga Bundesliga 2.

Pas një goditje së shtyllës nga ana e Chessa-s, topi mbërriti te Gjasula, me mesfushorin e Kombëtares shqiptare që barazoi rezultatin (1:1) në minutën e 51-të.

Më parë, Nurmbergu kishte shënuar me Bulthuis në të 28’, ndërkohë që fitoren e firmosi Burgstaller tri minuta nga fundi, raporton sportal.al.