Sevilla ndal Barcelonën, +2 ndaj Realit (VIDEO)

Sevilla  ka ndalur Barcelonën, me të cilën luajti 2:2. Barça ishte duke fituar 2:0, por vendasit barazuan në fund.

Lionel Messi shënoi për 0:1, në minutën 14. Për 0:2 Neymar shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Ever Banega shënoi për rezultatin 1:2, nga një largësi prej 25 metrash.

Gameiro barazoi në minutën 84.

Barcelona me këtë barazim tani është vetëm dy pikë larg Real Madridit.