Alban Ajdini shënon për Lausanne Ouchy, por goli i tij nuk mjafton

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Alban Ajdini ka shënuar të dielën gol në Superligën e Zvicrës.

Por goli i tij nuk i mjaftoi skuadrës Lausanne Ouchy që pësoi 3:1 nga Servette. Ajdini shënoi në minutën e 64-t për rezultatin përfundimtar, 3:1.

Ndeshja i takoi xhiros së 22-të të kampionatit zviceran.

Ai ka katër gola e dy asistime këtë edicion. Lavdrim Hajrullahu, Mërgim Qarri dhe Ajdini startuan te Lausanne Ouchy. Luajti edhe Liridon Mulaj.

Skuadra e shumë shqiptarëve është e fundit në tabelë. /Gazeta Olle/

Batatina “harroi” rregullat e lojës dhe tentoi të bënte shtatë zëvendësime në ndeshjen e Kupës

Beshiktashi e Rashica triumfojnë ndaj Trabzonsporit