Shënojnë Balaj dhe Demhasaj, Aarau mposht Grasshoppersin

Aarau ka marr një fitore të madhe ndaj lideri Grasshoppers, duke e mposhtur me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 32-të në Challange League.

Pjesa e parë nu solli gola edhe pse të dy skuadrat provuan.

Golin e parë në këtë ndeshje e gjeti Liridon Balaj i Aaraut në minutën e 58-të.

Shifrat i barazoi Shkëlqim Demhasaj në minutën e 74-të të ndeshjes për 1-1.

Mickael Almeida shënoi golin e fitore për Aaraun që mbeten në garë për vendin e dytë kur kanë mbetur edhe katër xhiro.

Donat Rudhani dhe Milot Avdyli luajtën po ashtu për Aaraun, ndërsa te GC u paraqit Ermir Lenjani.