Servette është përkujdesur për befasinë e javës së 16-të në Superligën e Zvicrës.
Skuadra nga Geneva ka arritur të mposhtë në udhëtim kampionin në fuqi të Zvicrës, Young Boys Bern me rezultat 1-2.
Ishte një fitore e madhe me rikthim nga Servette, teksa të dy golat u shënuan nga ylli kosovar, Kastriot Imeri.
Mesfushori i talentuar po tregon formë të jashtëzakonshme këtë edicion në Zvicër dhe fillimisht ka barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 67-të nga penalltia.
Ndërkohë 11 minuta para fundit të ndeshjes, Imeri u përkujdes për golin e fitores, i cili ishte i jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë.
21-vjeçari realizoi nga një pozitë e vështirë prej gjuajtjes së lirë një gol të jashtëzakonshëm për t’i siguruar tri pikët Servettes.
Imeri është duke kaluar nëpër një moment fantastik, pasi në 13 ndeshje në Superligën e Zvicrës ka shënuar tetë gola.
Kujtojmë që falë formës fantastike, Imeri ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A të Zvicrës.