Shënoi gol në miqësore me Chelsean, kampionët e Evropës e shpërblejnë Armando Brojën

Chelsea është bindur t’i ofrojë kontratë të re Armando Brojës, të cilin sezonin e kaluar e huazoi te Vitesse në Eredivisie.

Marrëveshja e re do të jetë 5-vjeçare, që do të thotë se sulmuesi i Kombëtares Shqiptare do të ketë një shans të artë për t’u konfirmuar në ekipin e parë të bluve të Londrës.

Broja është një nga talentët e shumtë të formuar në akademinë e Chelsea-t dhe përvoja e fituar te Vitesse, me të cilën realizoi 10 gola në 30 paraqitje sezonin e kaluar, ka qenë vendimtare për qëndrimin e tij në Londër.

Chelsea, gjatë ditëve të ardhshme, pritet të bëjë njoftimin për “blindimin” e shqiptarit me kontratë afatgjatë.

Broja besohet se vlerësohet shumë nga trajneri Thomas Tuchel, i cili do t’i japë shansin për të qenë pjesë e ekipit të parë.

Ai ka pasur një fillim të mbarë të përgatitjeve parasezonale. Broja shënoi një nga golat në fitoren 6-1 të Chelsea ndaj Peterborough United në miqësoren e parë të verës, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura.

Një tjetër shenjë se karriera e Brojës është në rritje është fakti që ai tashmë është ka luajtur gjashtë herë me Shqipërinë, në njërën prej sfidave kundër Anglisë, në mars.

Broja ka ende mundësi të huazohet këtë verë, por nëse Chelsea përfundimisht vendos të shesë Abrahamin, shqiptari mund të trashëgojë vendin e tij në skuadrën e parë të drejtuar nga Tuchel.

Muja flet për aventurën te Drita dhe ndeshjen me Feyenoordin

Lazio fiton me rezultat të thellë, Muriqi titullar dhe shënon njërin nga 10 golat e kryeqytetasve