Shënoi gol dhe dhuroi një asist, ja me çfarë note u vlerësua Zhegrova

Basel sot zhvilloi ndeshjen e xhiros së 35-të në Superligën e Zvicrës ndaj Zurichut. 

Skuadra e Edon Zhegrovës shënoi fitore të thellë rezultat 4-0, shkruan Gazeta Olle.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, në këtë takim shënoi një gol të bukur, por edhe dhuroi një asist.

Zhegrova e realizoi golin gjatë pjesës së parë në minutën e 30-të, ndërsa asistoi në të 63-tën për Pajtim Kasamin.

Për perfomancën e tij, 22 vjeçari u vlerësua me notën 8.3. nga ‘SofaScore’.

Sulmuesi kosovar u zëvendësua në minutën e 67-të, pasi veçse e kishte kryer detyrën e tij me shumë sukses. /Gazeta Olle/