Shënohen shumë gola, por nuk ka fitues – Dukagjini dhe Flamurtari ndahen në paqe

Dukagjini dhe Flamurtari i kanë matur forcat në miqësoren e zhvilluar këtë vikend, derisa rezultati final i ndeshjes ka qenë i barabartë.

Dy skuadrat u ndanë në paqe pranë rezultatit 2-2, në takimin e zhvilluar në Klinë.

Për dy skuadrat luajtën ardhjet më të reja të fundit, ndërkohë që te Flamurtari debutoi trajneri boshnjak Nedzad Kuruzovic.

Si Dukagjini ashtu edhe Flamurtari synojnë që edicionin e ardhshëm të ngjitën në elitën e futbollit kosovar.

Klinasit janë lider në Grupin A të Ligës së Parë, ndërsa skuadra kryeqytetase kryesojnë Grupin B. /Gazeta Olle/