Shengyli: Jemi 16:1, në Gjilan duam fitore

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Skënder Shengyli, thotë se skuadra e tij udhëton të dielën për fitore në Gjilan. Gjilani – Liria takohen në kryendeshjen e stinorit në Ligën e Parë.

“Po, kjo është mesiguri një ndër ndeshjet kryesore të gjysmëpjesës së parë të pranverës, por nuk vendos çdo gjë. Gjilani ka ekip të mirë dhe jo rastësisht janë në vendin e parë, mirëpo edhe ne jemi konsoliduar mirë”, thotë Shengyli për GazetaOlle.com.

Liria në pranverë ka pesë fitore, në po aq ndeshje, derisa bilanci i golave është 16:1. “Duam që kjo seri e mirë të vazhdohet dhe jam optimist për këtë. Duam fitore edhe në Gjilan”, shtoi ai.

Sa i përket deklaratës së trajnerit të Gjilanit, Musa Selimi, se rivalët e tyre (Llapi e Liria), po bëjnë lojëra të këqija, duke dyshuar në kurdisje të tyre, Shengyli tha: “Kam respekt për Musën, por nuk e di se ku ka ai dyshime, kur ne i kemi fituar të gjitha ndeshjet me meritë”. (Gazeta Olle)