Shengyli e fal Gjilanin

Trajneri i Lirisë së Prizrenit Skender Shengyli ka shprehur keqardhje për goditjen me shishe që ka marrë nga një tifozë në Gjilan.

”Është për keqardhje që ndodhi kjo. Këtë nuk e meriton Gjilani, dhe kjo nuk është pasqyrë e rivalitetit që kemi. Është rast i izoluar i një huligani që nuk meriton vëmendje”, tha Shengyli.

“Loja ka pasur ngarkesën e vetë. Unë kam kërkuar nga futbollsitët që të jenë vigjilentë. Ata, përmbushën obligimet dhe detyrat e dhëna. Jam i lumtur për fitoren.I uroj ata dhe tifozët. Tashmë jemi në pozitë shumë më komode, por kemi ende punë”, ka vlerësuar ai.

Derisa po luhet ndeshja Gjilani – Liria, derbi i Ligës së Parë, një tifoz i pandërgjegjshëm ka goditur me shishe nga tribunat, trajnerin e Lirisë, Skender Shengyli.