Sheikët e Newcastle “nuk e ndalin dorën”, skuadra angleze dëshiron portierin e Manchester United

Newcastle padyshim që është një nga skuadrat më aktive të kësaj merkato kalimtare të janarit.

Pas sigurimit të lojtarëve si, Trippier, ëood dhe Bruno Guimaraes, “Laraskat” janë në kërkim të portierit të Manchester United, Dean Henderson, shkruan GazetaBlic Sport.

Dean Henderson nuk është zgjedhja e parë e “Djajve të Kuq“, dhe anglezi mund të bindet nga oferta e Newcastle në mënyrë që të jetë portier titullar.

Manchester United nuk janë të gatshëm ta lënë të lirë anglezin, por mund të pranojnë që ai të largohet vetëm në formë huazimi.

Dita e sotme shfrytëzohet për relaks nga FC Prishtina në Antalya, njoftojnë se afati kalimtar për ta nuk ka përfunduar!

Rafael Nadal thyen rekord pas fitores në Australian Open