Shefki Kuqi pas fitores së Feronikelit: I përgëzoj djemtë, nuk e merituam këtë pozitë

Trajneri i Feronikelit ’74, Shefki Kuqi pasi e siguroi mbijetesën në Superligë i ka përgëzuar lojtarët e tij për suksesin e arritur.

Goli i sulmuesit Alban Shillova ia ka siguruar Feronikelit 74, qëndrimin në Superligën e Kosovës edhe për një edicion tjetër.

“I përshëndes dhe i përgëzoj lojtarët, këta janë ata që e kanë bërë detyrën. Kohët e fundit e kemi dominuar lojën. A është kjo loja që e kam pritur unë sot? Normalisht që jo. Kjo na bën që të besojmë që nëse je i drejtë, kur punon, puna gjithmonë të shpërblehet, edhe pse nuk ka qenë asnjë fitore që nuk e kemi fituar pa djersë, kështu që edhe sot e vazhduam në të njëjtën mënyrë”.

“Fokusi kryesor këtë javë ka qenë te kjo ndeshje, pasi këta djem nuk e kanë merituar këtë situatë ku jemi sot, por ky është futbolli”, ka thënë Kuqi.

Feronikeli 74 mposhti 1-0, skuadrën e Ligës së Parë, Prishtinën e Re, dhe do ta vazhdojë garimin ne elitën e futbollit të Kosovës edhe për një edicion tjetër.

Dy orë para finales, Real Madrid publikun formacionin startues

Duka paralajmëron Italinë: Përballet me një “mur të kuq” në Dortmund