Shefki Kuqi kërkon votën tuaj për gruan e tij (FOTO)

Në pragë të zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen më 11 qershor në Kosovë, ish-futbollisti i mirënjohur, Shefki Kuqi, kërkon votën tuaj.

Ai ka kërkuar votën për bashkëshorten e tij, Xhyljeta Gërxhaliu Kuqi, e cila është kandidate për deputete nga radhët e koalicionit, PDK, AAK, Nisma (PAN), shkruan Gazeta Olle.

“Miqte e mi, do doja të kërkoja mbështetjen tuaj për bashkshorten time, për njeriun që ndonëse në moshe të re, ka vertetuar që mund të mbajë përgjegjesi dhe mund tja dali mbane. Sot, ajo ështe nje vajzë që përfaqeson denjësisht femrat, përfaqeson vajzat e reja dhe nënat gjithashtu! E kush me mire sesa Xhyljeta Kuqi, e cila fale ambicies dhe deshires për të punuar për vendin e saj, sot ështe nje biznesmene dhe nje pretendente per parlamentin e Kosoves”, ka shkruar Kuqi.

xhuljeta

“NE na duhet nje ze si Xhyljeta ne parlamentin e Kosoves, sepse ajo ështe një inspirim për vajzat dhe grate, ajo eshte motivimi për brezat e rinje. Nese mendoni qe vlerat e verteta duhet te na perfaqesojne ne parlament, atehere vleren e kemi ne mesin tone! Me Respekt Shefki Kuqi”, thuhet në postimin e Kuqit.

Kuqi momentalisht është trajner i Inter Turkut në Finlandë.

shefki

 

kuqii