Shefki Kuqi e Valdrin Rashica nuk merren vesh

Sigurisht se nuk e keni harruar mesfushorin Valdrin Rashica, i cili në edicionin e kaluar ‘bombardonte’ portat kundërshtare në fanellën e Llamkos Kosovës (Kosova e Vushtrrisë). Falë edhe golave të tij, ekipi që aso kohe drejtohej nga trajneri Ismet Munishi, arriti që të kurorëzohet për herë të parë me titullin e kampionit.

Valdrini pas përfundimit të kampionatit ndërroi shtet duke u bashkuar me të fejuarën e tij në Finlandë.

Hiq jetën private, Vladrinit nuk ia deshi me futboll. “Kam qenë në skuadrën PK 35 te drejtuar nga Shefki Kuqi. Në ndeshjen e parë realizova gol dhe bëra asist, por klubi është në krizë financiare dhe nuk mundi që t’i paguajë mjetet financiare në federatë prej 3- mijë eurove për të më regjistruar. Klubi nuk arriti që të më ndihmojë”, i ka thënë Gazetën ‘Olle’, Valdrin Rashica. Ai aktualisht është pa klub.