Shefi i Kasamit: Dënim gjysmë milioni euro nëse nuk luajnë mirë

Shef se jo mahi. Presidenti i gjigantit grek, Olympiakos Piraues, Evangelos Marinakis, ka marrë një vendim të vështirë. Çdo yll i skuadrës nëse nuk ka paraqitje të mira do të dënohet me gjysmë milioni euro.

Ai deklaroi të hënën se gjoba do t’i kapë lojtarët deri në 500 mijë euro. “Olympiakosi është klubi më i madh në Greqi. Për secilin prej jush, është nderë të luajë me këtë skuadër. Ju duhet të keni respekt për Olympiakosin. Çdo kush që ka problem me këtë, më mirë të largohet”, tha Marinakis.

“Përderisa të luani me Olympiakosin, do të jepni gjithçka dhe do të kontribuoni për këtë fanellë”, shtoi duke ngritur zërin para lojtarëve.

Pjesë e Olympiakosit, është edhe shqiptari Pajtim Kasami, që po ashtu rrezikon dënimin në rast të paraqitjes së dobët. (Gazeta Olle)