SHBA në epërsi ndaj Uellsit pas 45 minutave të para

Kanë përfunduar 45 minutat në Ahmad bin Ali Stadium mes SHBA dhe Uellsit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbyllur në epërsi të merituar pjesën e parë ndaj përfaqësueses evropiane 1-0.

Amerikanët ishin më të mirë në këtë pjesë të parë dhe patën më shumë nga loja.

Por për ta parë golin e parë në ndeshje, u desh të pritej minuta e 36-të e ndeshjes.

Sulmuesi i talentuar Thimothy Weah pranoi një top të bukur nga Christian Pulisic dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0. /Gazeta Olle/

Southgate i lumtur me fitoren, tregon cili gol i pëlqeu më së shumti

Enrique bën shaka me dhëndrin e tij që luan te Spanja: E kam patjetër ta ftoj, pasi në të kundërtën vajza ime ma heq kokën