Shaqirit flet për Zvicrën, Interin e Bayernin

Xherdan Shaqirit nuk po i mungon asgjë në Inter. Kështu të paktën thotë ai në intervistën për ‘Blickun’ zviceran, pas grumbullimit me Zvicrën.

 

Xherdan, si po shkon shërimi juaj pas lëndimit të muskulit?

Shaqiri: Shumë mirë, jam 100 për qind, mund të qëndroja në fushë për 90 minuta në ndehsjen e fundit. Nuk ishte asgjë serioze. Tani duam të marrim tri pikë kundër Estonisë.

 

Zvicra ka luajtur dy herë kundër Estonisë, fitoi 4:0 dhe 6:0. Në vitin 1993 u kualifikuam për herë të parë në Kupën e Botës pas 28 vitesh.

Shaqiri: Nga ajo ndeshja nuk di asgjë. Kam qenë vetëm një vjeçar (qesh), por Roy Hodgson, e di, natyrisht.

 

Trajneri i Përfaqësueses, Vladimit Petkoviq, ka thënë se ekipi zviceran ngadalë po hynë në formë. Pajtoheni?

Shaqiri: Ne e pamë në fillim të kualifikimeve se kishim pak problem. Por, në ndeshjet e ardhshme u treguam dominues në fazën offensive dhe defensive. Kualiteti i ekipit është shumë i lartë, ne jemi të gjithë me përvojë.

 

A jeni adaptuar ende në Milan?

Shaqiri: Po ndihem shumë rehatshëm. Pritja ishte e papërshkrueshme, euforia unike.

 

A po ju mungon Munihu?

Shaqiri: Në këtë moment, jo.

shaqirii

 

Ku është dallimi në futboll?

Shaqiri: Në Itali luhet më shumë taktikisht. Në Gjermani të gjitha ekipet janë më të afta në vrapim, vrapojnë shumë.

 

Pritjet në Milan ishin të larta.

Shaqiri: E qartë. Erdha nga Bayerni, dhe natyrisht se presin shumë nga unë. Unë do të mundohem çdo ditë të luajë mirë. Doja diçka të re dhe jam i bindur se Interi do të rikthehet aty ku duhet të jetë.