Shaqirin e ndaluan në Aeroportin “Adem Jashari”!

Ylli kosovar, Xherdan Shaqiri, qëndroi për dy ditë në vendlindjen e tij në Kosovë. Gjatë kthimit për në Itali, tek skuadra e tij, Inter, ai hasi në pengesa. Jo për ndonjë problem në dokumente, por pasi punonjësit e aeroportit kërkonin nga një foto me të.
xherdaniii

Përgjigjja e Shaqirit duket se ishte pozitive. Gazeta Olle ka siguruar disa foto të punonjësve të aeroportit me yllin e Interit, derisa njëri nga ta në foto është edhe djali i ministrit të Mbrojtjes, Skënder Hyseni.

Shaqiri u prit tamam si një yll në aeroportin “Adem Jashari”. (Gazeta Olle)

xherdanii

 

xherandani