Shaqiri te Stoke City?

Pas gjashtë muajve që mund të konsiderohen si të dështuar te Interi, Xherdan Shaqiri është shprehur i gatshëm që të largohet nga Serie A.

Sipas mediave angleze, Stoke City është shumë i interesuar për Shaqirin dhe gjasat për të marrë atë nga Interi duken pozitive.

Kjo për dy çështje: Interi ka nevojë për të ardhura pas transferimit të Kondogbias (35 milionë) dhe forma e Shaqirit në Itali ka lënë për të dëshiruar. /Olle