Shaqiri te Schalke

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Inter. Mesfushori kosovar është në prag të transferimit në Schalke, në formë huazimi me blerje të obliguar për 16 milionë euro.

Xherdan Shaqiri do të transferohet në Schalke 04.

Mesfushori kosovar braktis Interin vetëm gjashtë muaj pasi nënshkroi me ta nga Bayern Munich.

“Gianlucadimarzio.com” ka konfirmuar se Shaqiri është në prag të transferimit tek klubi nga Bundesliga, në formë huazimi me blerje të obliguar për 16 milionë euro.

Ndërsa, pas largimit të Shaqirit, Inter do të transferojë mesfushorin e Wolfsburgut, Ivan Perisic.

shaq