Shaqiri sot takohet me Mancinin, vendoset e ardhmja?

E ardhmja e Xherdan Shaqirit mund të vendoset sot. Ose më saktë, e ardhmja e tij te Inter, pasi që gjetja e klubit të ri pritet të marrë kohë pak më shumë.

Sipas mediave italiane, kosovari do ta ketë sot një takim kokë më kokë me trajnerin Roberto Mancini, i cili do t’ia tregojë Shaqës vendimin e klubit nëse ai është në shitje apo jo.

Sipas “Gazzeta Sportiva”, Shaqiri e ka refuzuar kategorikisht ofertën e Stoke Cityt, pasi që opsionet e quajtura Tottenham dhe Atletico Madrid, janë më tërheqëse për të. /Olle