Shaqiri shumë i dobët, ja nota e tij (FOTO)

Xherdan Shaqiri e ka fituar për herë të parë te Interi epitetin e lojtarit më të dobët.

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, ka bërë paraqitjen e tij më të dobët te Interit dje kundër Parmas.

Shaqiri luajti gjerë në minutën 88’ në sfidën që përfundoi baras 1:1, por paraqitja e tij la shumë për të dëshiruar.

Ai humbi plot 23 topa në këtë sfidë, teksa nga La Gazzetta dello Sport u zgjodh si më i dobëti i ndeshjes me notën 4.5.

Me notën 6.5 u vlerësua mbrojtësi kuqezi, Andi Lila, i cili realizoi golin fantastik të barazimit për Parman.

xherda