Shaqiri shpreson të luajë kundër Crystal Palacet

Mesfushori Xherdan Shaqiri shpreson të jetë i gatshëm për ndeshjen që skuadra e tij Stoke City e zhvillon kundër Crystal Palacet.

Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën në kuadër të xhiros së 17-të të Premier Leagues angleze. Shaqiri, 24-vjeçar, mungoi në ndeshjen e fundit kundër West Ham Unitedit (0:0) për shkak të problemeve me muskuj, përcjell sot Koha Ditore.

“Shaqiri shkëlqeu në ndeshjen kundër Manchester City që Stoke City e fitoi 2:0, por mungoi kundër West Ham Unitedit. Ai shpreson që t’i jepet drita e gjelbër nga mjekët e klubit për ndeshjen kundër Crystal Palacet”, shkruan “stokesentinel.co.uk”.

Reprezentuesi i Zvicrës këtë edicion në 12 ndeshje ka kontribuar me tri asistime. Te Stoke City u transferua në verën e këtij viti nga Ineri. Me ekipin anglez ka kontratë deri në qershor të vitit 2020.