Shaqiri shënon, por nuk fiton, Xhaka humb (VIDEO)

Xherdan Shaqiri shënoi për Interin golin e parë në barazimin dramatic, 3:3, ndaj Celticut në udhëtim. Ylli kosovar realizoi në minutën 4.

Dy golat në vazhdim për ta i shënoi Rodrigo Palacio, kurse për Celticun shënoi Armstrong dhe Campaniaro (autogol). Shifrat i barazoi në minutat shtesë, Guidetti.

Ndërkohë, Granit Xhaka me Borussia Monchengladbachun, pësuan humbje 1:0 ndaj Sevillas si mysafir. Xhaka luajti tërë ndeshjen.

Anderlechti i trajnerit Besnik Hasi, barazoi në fushën e vet 0:0, me Dinamon e Moskës.

Liverpooli mposhti Besiktasin 1:0. Balotelli realizoi nga penalltia. (Gazeta Olle)